GazetaMax
Lajme

Gjenden 3 shtetasit amerikanë që kishin humbur në malin e Galiçicës

MPB Maqedoni njofton se janë gjetur N.A.(33) bashkëshorti i saj L.C.(33) dhe vëllai i saj J.A.(30), të gjithë shtetas të SHBA-së, që kishin humbur në Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Nga MPB thonë se të njëjtit janë gjetur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30, ndërsa ishin raportuar si të zhdukur në ora 15:42.

“Në orën 17:30 janë gjetur dhe më pas janë transportuar në shtegun që të çon në fshatin Leskoec, ku janë pranuar dhe janë transportuar me automjet nga Parku Kombëtar i Galiçicës në rrugën e asfaltuar Dogana-Trpejcë. Njëkohësisht ata janë ekzaminuar nga ekipi i Emergjencave mjekësore të Resnjës dhe është konstatuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas kanë shkuar në objekt akomodues në Ohër”, shtojnë nga MPB.

Related posts

Putin vendos në krye të Melitopolit një femër, pas rrëmbimit të Fedorov

Gazeta Max

Reisul Ulema për ngushëllime te familja Osmani në Ladorishtë

Gazeta Max

Forumi rinor i BDI në Tetovë zgjedh edhe 5 kryetar në Këshillin vendor Migjeni, Xhepçisht, Teqe, Bregu i Diellit dhe Reçicë e Vogël, ja emrat

Gazeta Max