GazetaMax
Ballina

Gjenocidit në Bosnjë nuk i shpëtuan as shqiptarët e Maqedonisë/ Shkoi për “idare”, “tigrat” e Arkanit e kthyen në arkivol

Shkoi për “idare”, “tigrat” e Arkanit e kthyen në arkivol.

E shkrepur në prill të vitit 1992 në Bjelinë, pak ditë pasi filloi lufta në Bosnjë. Kjo është fotografia e fundit ku shihet i gjallë Hajrush Ziberi nga Llaskarca e Shkupit, njofton KlanM.

Si i ri, kishte shkuar në Bjelinë për të fituar një kafshatë buke, por nuk u kthye më.

“Të dy vëllezërit shkuan. Ky shkoj për idare dhe shkoi për vëllain e tretë që ta ndihmojë të gjejë një vend pune… Njëri vëlla kur nisa lufta u kthye, shpëtoi dy ditë para se ta vranë vëllain tjetër. Ka qenë më 3 prill kur e kanë vra. Në shkurt shkoj, nuk i bëri as dy muaj e vranë”, rrëfen Asllan Ziberi.

Më 7 prill të vitit 1992, disa trupa të vrarë nga paramilitarët serb u sollën në Maqedoni, e familjes Ziberi u thanë se në mesin e tyre është edhe Hajrushi.

“Ne pritem që të vije kufoma, e kufoma na erdhi me 8 në Zhelinë e ne nuk e dinim… E kur na treguan në mëngjes dhe erdhi kufoma në ora 8:00 ose 9:00, mirëpo kufoma nuk ishte e vëllait”, thotë Ziberi.

Fatkeqësisht, trupi i 24 vjeçarit nuk ishte në mesin e trupave që erdhën në Maqedoni. Madje u kishin thënë se Hajrushi mund të jetë gjallë. Për 10 vite, sic njofton KlanM, edhe pse shpresa se një ditë Hajrush Ziberi do të vijë tek dera e shtëpisë po shuheshin, familja e afërt besonte se ai mund të jetë gjallë, derisa nuk iu erdhi një thirrje nga Kryqi i kuq.

“Sa vjet keni jetu me shpresë se është gjallë? Pas asaj 5 vjet… Kishte një xhup të lëkurës. Ka pasur tuta të veshura. Këmishën e kanë gjetur, rrypin dhe çorapet nuk janë të kalbur. Pas 12 vjetëve e varrosëm”, rrëfen për Klan M, Asllan Ziberi.

Edhe pas më shumë se 30 viteve, vëllai i Hajrushit, Asllan Ziberi, nuk e kupton se si është e mundur që Tribunali për krime të rënda ndaj njerëzimit, nuk e ka sanksionuar Serbinë.

“Reagimi nënës dihet, për çka ta vrasin? Nuk e dërgova në luftë por e dërgova për idare. Të ishte se shkoi në luftë dihej ajo, por shkoi për idare dhe i poshtri, serbi e ka bërë krimin dhe ende e bën”, thotë Asllan Ziberi.

Related posts

Katër zakone të mëngjesit, nëse dëshironi të arrini 100 vjeç

Gazetamax.mk

Shqipëri, pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat

Gazetamax.mk

Këshilla elegance nga gratë franceze

Gazetamax.mk