GazetaMax
Lajme

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Tuz, Diaspora organizohet për shtatoren madhështore

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur lajmin e madh se shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të ngritet në Tuz, më 28 Nëntor.

Këtë vepër madhështore do ta mundësojë diaspora atdhetare në Amerikë, e cila do të mobilizohet për realizimin e saj, si obligim ndaj heroit tonë kombëtar, i cili mbrojti për 25 vjet kombin shqiptar dhe Evropën e atëhershme.

Ky lajm i jashtëzakonshëm, ka zgjuar vëmendjen e diasporës atdhetare, në veçanti “Jehonën e Malësisë” dhe kreun e saj, Agron Dedivanajn i cili ka shpërndarë vendimin e z. Gjeloshaj.

Mesazhi i z. Gjeloshaj:

Dje në një takim që kishim me shoqatat atdhetare shqiptare të diasporës, nën organizimin e udhëheqësve të Komunës së Tuzit, u dakordësuam që shoqatat e diasporës, së bashku me anëtarët dhe komunitetin tonë shqiptar në SHBA do të organizohën dhe financojnë ngritjen e permendorës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut që do të vendoset në Tuz më 28 nëntor të këtij viti.
Si gjithmonë, koordinimi dhe bashkëpunimi në çdo projekt kombëtar është bërë, po bëhet dhe do të bëhet me diasporën tonë.

PS
Javën tjetër edhe 10 milionë euro për investime nga Qeveria për Malësinë, më detajisht javën tjetër. 😁

NGJ

Related posts

Murtezani: Nuk mund të zgjerohet shumica duke shkelur mbi integritetin e një partie politike e cila ishte kyçe për të shpëtuar këtë Qeveri

Gazetamax.mk

Pas më shumë se dy javë, filloi të funksionojë faqja e MASH

Gazetamax.mk

Të moshuarit në Kumanovë viktima të mashtrimeve me drunjë

Gazetamax.mk