GazetaMax
Lajme

Gjykata ia rrëzon kërkesën, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë.

Hetimet për ish-kryeministrin e Shqipërisë, përfunduan më 4 gusht SPAK, transmeton Klankosova.tv.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA, shkruan A2CNN.

Më 6 gusht Meta paraqiti kërkesën për ndryshim mase duke dhënë fjalën se nuk do të arratiset nëse lirohet nga qelia, pasi mund t’i bllokohet edhe pasaporta.

Krahas tij nën akuzë janë ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatimja, si dhe dy bashkëpunëtorët Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Related posts

UNT përmbylli projektin kërkimor kundër dronëve vrasës

Gazeta Max

Raportet me Bullgarinë, Ramadani: Ndryshimet kushtetuese, mbyllin problemet

Gazeta Max

Bekteshi: Qytetarët të jenë të qetë për çmimin e energjisë elektrike

Gazeta Max