GazetaMax
Lajme

Gjykata Supreme përcaktoi qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të mara në ueb-faqet e gjykatave

Shkup, 21 dhjetor – Gjykatat, vendimet e mara (gjykime dhe vendime) të cilat nuk janë të plotfuqishme dhe të cilat kanë të bëjnë me lëndë me interes publik t’i publikojnë në ueb-faqen e gjykatës, thotë qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përcaktuar në mbledhjen e sotme të përgjithshme.

Qëndrimi parimor në Mbledhjen e Përgjithshme, siç informojnë ishte propozuar nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.

“Qasja në vendimet gjyqësore është me rëndësi të madhe për publikun gjyqësor, profesionist, mediatik dhe civil. Me këtë, përmes zgjidhjes konkrete të çështjes juridike, përmbushen qëllimet e transparencës, të sistematizuara në Kushtetutë si akti më i lartë juridik, në kornizën normative të ligjeve procesuese dhe sistemore, Konventa Evropiane për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, sqaroi kryetarja e Gjykatës Supreme, thuhet në kumtesë.

Gjykata Supreme e solli Qëndrimin parimor në bazë të nenit 37, paragrafi 1, alineja 1 dhe 3 e Ligjit për Gjykatat, sipas të cilave Mbledhja e përgjithshme përcakton qëndrime parimore dhe shqyrton çështje në lidhje me punën e gjykatave. Gjithashtu, Mbledhja e përgjithshme miratoi Konkluzion për ngritjen e Nismës në Ministrinë e Drejtësisë për ndryshime të dispozitave nga Ligji për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata, informojnë nga Gjykata Supreme.

Related posts

Zaev uron 17 majin me video nga protestat: Dita kur populli u çlirua nga prangat e njëmendësisë dhe dhunës

Gazeta Max

10 mijë anije shënojnë 750-vjetorin e kryeqytetit holandez me ngjarjen festive ‘SAIL Amsterdam 2025’

Gazeta Max

Në seancë plenare ligji për 530 milion eurot për përballje me krizën

Gazeta Max