GazetaMax
Lajme

Gjysma e qytetarëve mendojnë se të huajt duhet të zgjedhin gjykatësit

Gjysma e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut besojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve.

Këtë e bën të ditur anketa e fundit e realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup për #Detector, përcjell INA.

Sipas anketës, 47,8% e qytetarëve mendojnë se faktori ndërkombëtar duhet të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve, ndërsa 36,1% mendojnë se nuk duhet.

Sipas strukturës etnike, maqedonasit dhe shqiptarët në shumicë mendojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë pyetje 62.4% e shqiptarëve thonë se duhet të ndodhë kjo, ndërsa 42.7% tek maqedonasit.

Rreth 50.9% e të anketuarve janë të mendimit se prokurorët nga jashtë duhet të përfshihen në disa procese gjyqësore të profilit të lartë, ndërsa 35.1% mendojnë se nuk duhet të përfshihen.

Më shumë se tre të katërtat e qytetarëve ose 78.6% mendojnë se duhet bërë një vetting në gjyqësor, pra të kontrollohet pasuria e gjyqtarëve së bashku me çështjet gjyqësore në të cilat ata janë përfshirë nën monitorimin e komunitetit ndërkombëtar. Vetëm 10.7% mendojnë se vettingu i gjyqtarëve nuk është i nevojshëm. Shumica e qytetarëve janë në kërkim të ekspertëve të huaj në Komisionin Kundër Korrupsionit. 53.2% mendojnë se për të forcuar ndikimin e tij duhet të përfshihen ekspertë të huaj në Komisionin Kundër Korrupsionit, ndërsa 31.2% mendojnë se nuk duhet.

Shumica e të anketuarve besojnë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin nuk do të kontribuojnë në uljen e tij. Këtë qëndrim e ndajnë 46% e të anketuarve, ndërsa 38.7% besojnë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara do të na ulin korrupsionin. Shumica e tyre janë shqiptarë etnikë. Në mesin e tyre, madje 57,8% besojnë se përpjekjet e SHBA-së për luftimin e korrupsionit do të kontribuojnë në zvogëlimin e tij, që është diametralisht e kundërt me 52,1% të maqedonasve që besojnë se përpjekjet e SHBA-së nuk do të na ndihmojnë në uljen e korrupsionit.

Ka pikëpamje të ngjashme për pyetjen nëse lista e zezë e shpallur e zyrtarëve të lidhur me korrupsionin do të ketë ndikim në sjelljen e tyre. Kështu mendojnë 43.5% e qytetarëve se nuk do të ketë ndikim, ndërsa 38.2% se do të ketë njëfarë ndikimi.

Anketimin e opinionit publik për Detektorin e ka bërë Instituti për Hulumtime Politike Shkup në një mostër përfaqësuese prej 1115 të anketuarve në periudhën 01-04 shkurt të këtij viti. (INA)

Related posts

Rrahen mes vete dy infermiere në Qendrën Klinike

Gazetamax.mk

Lençe Zdravkin dhe Denis Jankullovski fitues të çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2022

Gazetamax.mk

Rexhepi: 117 milionë eurot e transferuara në “Bechtel & Enka” janë për fazën përgatitore të punimeve

Gazetamax.mk