GazetaMax
Lajme

Goditje pas goditjes për Taravarin – edhe një emër i rëndësishëm, anëtar i Kryesisë Qendrore, e braktis!

Aleanca për Shqiptarët po përjeton një krizë të thellë të brendshme. Një tjetër figurë e rëndësishme largohet nga partia, duke i dhënë një goditje të re udhëheqjes së Arben Taravarit. Bëhet fjalë për Argjend Gura, anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë, i cili ka njoftuar publikisht dorëheqjen nga funksioni që mbante.

“Pas një kohe të mjaftueshme reflektimi personal dhe pa emocione momentale, kam vendosur të largohem nga pozicioni i anëtarit të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët. I falënderoj publikisht të gjithë simpatizantët, funksionarët dhe kryetarin e partisë për respektin dhe përkrahjen e deritanishme,” ka shkruar Gura.

Largimi i Gurës vjen në një kohë kur brenda Aleancës janë shtuar pakënaqësitë dhe dorëheqjet, ndërsa Taravari po përballet me kritika të forta për drejtimin e partisë dhe marrëveshjet e fundit politike.

Related posts

Zyrtarisht – Arben Taravari i pari i ASH-së

Gazeta Max

VLEN: Prokuroria të veprojë ndaj raportit të revizionit për Bujar Osmanin

Gazeta Max

Kush janë politikanët VIP që marrin shërbime seksuale në burgjet e vendit? Zbulohet SKANDALI

Gazeta Max