GazetaMax
Lifestyle

Gratë që hanë vetëm mund të jenë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve të zemrës

Të hash një vakt vetëm ndonjëherë është ndjesi e mirë. Mund të relaksoheni me një libër, të pini një gotë verë dhe të shijoni vaktin tuaj në paqe.

Por, një studim i ri sugjeron se gratë e moshuara nuk duhet ta bëjnë këtë zakon. Kjo praktikë mund të vendosë disa gra në rrezik të sëmundjeve të zemrës.

Në përgjithësi, gratë e moshuara priren të jenë më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare (CVD) sesa burrat e moshuar. Kjo është për shkak të niveleve më të ulëta të estrogjenit që prodhojnë pas menopauzës.

Nivelet e ulëta të hormonit çojnë në uljen e funksionit vaskular dhe mund të dëmtojnë rëndë zemrën. Kjo i ka shtyrë shkencëtarët të hulumtojnë faktorët e rrezikut që mund të kontribuojnë në CVD. Dhe studimi i fundit tregon se gratë e moshuara që hanë vetëm janë më të prirura për të zhvilluar sëmundjen.

Shkencëtarët krijuan studimin duke analizuar historinë ushqimore të 590 grave në menopauzë mbi moshën 65 vjeç. Ata mblodhën të dhëna nga anketa kombëtare koreane e ekzaminimit të shëndetit dhe të ushqyerit nga viti 2016, që ndodh çdo vit. Pas identifikimit të grave, ato i ndanë në dy grupe: ato që hanë dy ose më shumë vakte vetëm në ditë dhe ato që hanë dy ose më shumë vakte me shoqëri në ditë.

Studimi zbuloi se gratë që hanë në mënyrë rutinore vetëm priren të kenë më pak njohuri mbi ushqimin. Prandaj, marrja e tyre ushqyese ishte më e ulët. Konsumi i tyre i karbohidrateve, fibrave dietike, natriumit dhe kaliumit ishte gjithashtu më i ulët. Kjo bëri që ata të kishin 2.58 herë më shumë gjasa për të pasur anginë, një lloj dhimbje gjoksi të shkaktuar nga mungesa e rrjedhjes së gjakut në zemër.

“Ky studim tregon se gratë e moshuara që hanë vetëm kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje simptomatike të zemrës”, thotë Dr. Stephanie Faubion.

Related posts

Detaji i panjohur në pikturën legjendare të Pikasos

Gazetamax.mk

Artistja Mira Janji e mbyll me fitore vitin që lame pas

Gazetamax.mk

Këshilla për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar

Gazetamax.mk