GazetaMax
LAJME

Grubi: BDI është garantuese e paqes dhe partner euro-amerikan

Bërvenic, 1 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nga Bërvenica edhe sot ka bërë thirrje që të bëhen bashkë partitë, për frontin Evropian.

Ai ka ndarë informacione të rëndësishme në tubimin e BDI-së, në Bërvenicë.

“18 takime janë bë brenda dy jave dhe mua më pëlqen shumë bashkëbisedimi me qytetarë. Sot kishim tre seanca qeveritare dhe dje dhashë një lajm madhor në Vrapçisht, nesër nënshkruhet kontrata për Korridorin 8, një hap i madh përpara nisjes së punimeve. Nëse në ora 9 ndodh kjo ngjarje, ndërsa pasnesër mblidhet komiteti për të nisur negociatat me Bechtel Enka që të nisin dhe punimet.

Poashtu sot në Qeveri miratuam vendimit për nënshkrimin e formimit të Teatrit muzikor dhe me këtë plotësohet jeta institucionale kulturore në vendin tonë. Tre seanca të qeverisë dhe asnjë minutë mungesë nuk ka nga ministrat e BDI. Sot i miratuam edhe programet, përfshirë arsimin, ambientin, transportin dhe lidhjen dhe gjitha programet tjera që priten të zbatohen këtë vit. Kemi ekip të jashtëzakonshëm të ministrave, zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, drejtorëve, zëvenendësdrejtorave etj… ekipe që qëllim kanë realizimin e projekteve.

Sot shqiptarët i kemi ngado, në pozita shtetërore që për shqiptarët dikur ishin ëndërr. Kemi kryetarin e kuvendit shqiptar, Talat Xhaferi tashmë është në mandatin e tij të dytë. Tashmë kemi konsensoalitet të plotë, asnjë vendim nuk ka qenë kundër shqiptarëve, as anti-shqiptar, Bëmë poashtu regjistrimin e popullsisë pas 20 viteve, ku shqiptarët dolën 29.5 përqind. Jeni ju vetë dëshmitarë për atë se sa po zbatohet dhe sa sukses ka programi i BDI-së dhe për këtë sukses të BDI-së shoh që ka kundërshtime.

Fushata të tilla ka pasur gjithmonë sidmos në momente kyçe për vendin. Tashmë kur jemi në prag të ndryshimeve kushtetuese, dalin sulme nga Mickoski me fotografi, Apasievi poashtu merret me BDI. Pse BDI? Sepse BDI është garantues e paqes dhe partner euro-amerikan, ishte kryetari Ahmeti që ka mbajtur gjallë rrugën e dialogut dhe zgjidhjeve për të mirën e vendit, NATO u bë me Ali Ahmetin. Sot kryetari nisi këtë fushatë për të kuptuar të gjithë rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit”, deklaroi Grubi.

Related posts

Higjena Komunale fillon aksionin për pastrim të përgjithshëm të komunës së Aerodromit

e-max

LSDM: VMRO-DPMNE dështoi me bllokimin e Kuvendit e tani organizon protesta një muaj më herët

e-max

Kriza e ngrohjes, peletat mund të mungojnë për 45 mijë familje

e-max