Higjena Komunale fillon aksionin për pastrim të përgjithshëm të komunës së Aerodromit

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit sot filluanë aksionin për pastrim të përgjithshëm pranveror të komunës Aerodrom të Shkupit, i cili do të zgjasë deri në fund të javës.
Përveç aktiviteteve për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikrolokacioneve të tyre, NP Higjiena Komunale – Shkup sot do të fillojë me largimin e dy deponive të egra të vendosura në këtë komunë të Shkupit.
Në lokacionet në vijim do të vendosen edhe enë të posaçëm në të cilët banorët e komunës së Aerodromit do të mund ta hedhin mbetjen e tyre të vëllimshme, të cilat në kuadër të aksionit do të merren dhe transportohen nga ekipet e Ndërmarrjes NP Higjiena Komunale – Shkup:
• Vendbanimi Jane Sandanski (04.04-10.04)
Bul. ASNOM nr. 68;
• Vendbanimi Lisiçe e re (04.04-10.04)
Bul. Vidoe Smilevski-Bato nr.19;
• Vendbanimi Lisiçe e re(04.04-10.04)
Bul. ASNOM nr.5 (te Ramstori);
• Vendbanimi Lisiçe (04.04-10.04)
Rr. Ernes Tellman (te stacioni pompor);
• Vendbanimi Lisiçe (08.04-10.04)
Rr. Dimitar Turimanxhovski (përballë Sport life);
• Vendbanimi Aerodrom i vjetër (04.04-07.04)
Rr. Kosta Novakoviq nr.48 (23 Tetori nr.29);
• Vendbanimi Miçurin (08.04-10.04)
Rr. Anastas Mitrev (pas kartonazhës te trafostacioni).
Në kuadër të aksionit për pastrim që u zhvillua gjatë javës së kaluar në komunën e Karposhit, përfunduar më datë 03.04.2022, në enët e posaçme të NP Higjiena Komunale – Shkup gjithsej ishin hedhur 192 metra kub mbetje të vëllimshme.
https://www.facebook.com/khigiena.com.mk/photos/pcb.115790811074094/115790737740768/

Të fundit në përqindje