GazetaMax
Sport

Grubi: Deklarata e Kurtit që Ligji për përdorimin e gjuhëve në ekziston ishte për të të ardhur keq (VIDEO)

Ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një intervistë për EURONEWS Albania deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në Maqedoni të Veriut nuk ekziston Ligj për përdorimin e gjuhëve e ka cilësuar se është për të të ardhur keq dhe në shërbim të rikuperimit të pasojave katastrofale të koalicionit VLEN.

“Deklarata që në Maqedoni të Veriut nuk ekziston Ligj për përdorimin e gjuhëve është për të të ardhur keq dhe i pamë reagimet edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni që të gjithë pa asnjë përjashtim e demantuan dhe e dënuan një deklaratë të tillë e cila ishte në shërbim të rikuperimit të pasojave katastrofale të koalicionit VLEN në këtë qeverisje për arsye të politikave antishqiptare. Kjo ishte funksioni i vetëm i asaj deklarate, ndërsa vetë z. Kurti ka qenë pjesë e mbledhjes së parë të dy qeverive në Shkup të cilën e kam organizuar unë si koordinator në të cilën është folur 90% shqip për arsye se 10 ministra nga gjithsej 20 ishin shqiptar dhe të gjithë përfshi dhe mua flisnim në gjuhën shqipe”, tha ish ZVKM1 Grubi.

Related posts

Kryetari i Butelit, Kostovski: Nga sot, më të vegjlit e SH.F. “Vizbeg” kanë një kënd të ri lodrash

Gazeta Max

Mexhiti: Mbështetje e BE-së për ajër më të pastër, Shkupit i dorëzuam gjashtë autobusë të rinj ekologjikë

Gazeta Max

Ndeshja që pritet me padurim: Naim Samiu rikthehet në ringun e lavdisë!

Gazeta Max