GazetaMax
Ballina

Grubi: Dhuna verbale 3 vjeçare ndaj meje nxiti edhe dhunë fizike

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka folur sot në edicionin e lajmeve në Kanal 5 mbi incidentin e ndodhur ku mbeti e djegur një veturë Audi e cila përdorej nga ai privatisht.

Grubi thotë se ka pista tendencioze se kush po qëndron pas incidentit, si nga opozita, media të caktuara që tentojnë të raportojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me fëmijët e mi që shkojnë në shkolla publike, të cilët i nënshtrohen presioneve të përditshme, ka theksuar ai.

Hetimet ia lë policisë, shpresoj që së shpejti të gjendet edhe porositësi edhe ai që i ka vënë flakën mjetit. Shpresoj që sipas mënyrës së funksionimit të institucioneve të kenë ndërmarrë një operacion të madh, të kenë një koordinim të mirë që së shpejti të zgjidhet.

Në pyetjen se a ka qenë përballje me ish-partiak apo përballje kriminale, ai thotë se ka të dhëna se ka qenë akt politik.

Kam shitur automjetin Audi të vitit 2008 dhe për qëllime private përdor automjetet e vëllezërve të mi, të babait si dhe automjete të tjera. Absolutisht Audi nuk është automjeti im, kam përdorur automjete të tjera për qëllime private. Kam bërë një operacion të vogël javën e kaluar dhe nuk e kam përdorur këtë mjet për 10 ditë. Regjistrimet janë false që kam përdorur së fundmi atë automjet, dhe nga viti 2019. Të gjithë supozuan se automjeti ishte im personal. Shoku im është afër meje dhe jeton pranë aty. Automjeti kishte blica, thotë Grubi. Ai thotë se miku i tij është një biznesmen i suksesshëm për mbi 30 vjet dhe është i lirë të hetojnë origjinën e pasurisë së tij.

Ftoj të gjitha institucionet që të hetojnë çdo supozim se kam ndonjë pronë dhe se nga e gjithë ngjarja e ndodhur në orën 3:30 të mëngjesit para fëmijëve të mi, nuk shprehen keqardhje. Kjo për mua flet për një situatë shumë të trishtë në të cilën ndodhet shoqëria jonë. Le të hetohet se i kujt është automjeti.

Tani nuk lëviz më vetëm, sepse ai agresion verbal i dhunshëm është bë edhe agresion fizik.

Related posts

Dr. Pini: Në VFV Clinic gjeni apartin më të sofistikuar për eko të organeve të brendshme!

Gazetamax.mk

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Gazetamax.mk

Rëndësia e ultrazërit gjatë shtatzënisë – Dr. Gordana Kiproska

Gazetamax.mk