GazetaMax
Lajme

Grubi: Drita e fortë ti verbon sytë, ta ruajmë fytyrën që ti flasim njëri tjetrit edhe nesër

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi ka reaguar pasi u përmend disa herë nga ane e folësve në takimin që fraksioni i BDI-së pati në Çair.

Ky i fundit u akuzua për ndërprerje të rrymës, e pikërisht për këtë edhe ka reaguar.

Në statusin e tij Grubi duke cituar Kadarenë ka thënë se drita e fortë ti verbon edhe sytë.

Ai akuzat i ka quajtur shpifje banale dhe ka thnë se fytyra duhet të ruhet që të shohin dhe ti flasin njëri tjetrit edhe nesër.

Statusi i plotë:
Fal politikave të suksesshme të Qeverisë, edhe përkundër krizës së madhe energjetike, nuk kishim asnjë sekond të restrikcioneve dhe të ndaljes së rrymës. Me keqardhje dëgjoj arsyetime dhe shpifje banale për “ndërprerje të rrymës” gjersa gjitha dritat dhe reflektorat në sallë janë ndezur dhe për asnjë çast nuk ka pas ndërprerje rryme. Drita e fortë ti verbon edhe sytë, shkruan Kadare në Qorrfermanin e tij. Ta ruajmë fytyrën që ta shohim dhe ti flasim njëri tjetrit edhe nesër.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/753681199454734

Related posts

Kontrolle aksionare në objektet hotelierike – të arrestuar për drogë dhe armë në Shkup dhe Kumanovë

Gazetamax.mk

Halil Snopçe i del kundër Krenar LLogës: ASH duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Gazetamax.mk

Rezultatet e konkursit të robotikës edukative 6-10 vjeç – FIRST LEGO League Explore

Gazetamax.mk