GazetaMax
Lajme

Grubi: Fryma politike e Ali Ahmetit dhe BDI-së duhet të jetë e përjetshme sepse është më e mira për shqiptarët

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi mbrëmë nga tubimi i BDI-së në Çair tha se mobilizimi i madh i qytetarëvë për ta pritur në mënyrë madhështore Ali Ahmetin, dëshmon se Çairi dhe Shkupi nuk janë mosmirënjohës ndaj kontributit shumëvjeçar të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sonte, kjo pamje, ky mobilizim disa javor në të gjithë këshillat vendor të degës së Çairit, po i dëshmon kryetarit Ahmeti që: Çairi nuk është bukëpërmbystë, Shkupi nuk është mosmirënjohës, Çairi, Shkupi dhe shqiptarët janë me ty”, deklaroi Grubi.

Ai më tutje shtoj se e përjetshme në BDI duhet të mbetet vetëm fryma politike e Ali Ahmetit, pasi politika e tij ndihmoi në arritjet dhe faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Të nderuar, gara dhe konkurenca të bën më të fortë e më të mirë, vetëm i dobëti ka frikë nga konkurenca. Asgjë nuk ka filluar me mua dhe asgjë nuk do të përfundoj me mua, ose edhe me secilin prej nesh, ne jemi vetëm kalimtarë, të përkohshëm, fryma e Ali Ahmetit dhe e BDI-së duhet të jetë e përhershme sepse është e drejtë për shqiptarët. Secili prej nesh ka vënë nga një gurë në kalanë e përbashkët të arritjeve të shqiptarëve, të BDI-së dhe të vendit në 22 vitet e kaluara. BDI ka avansuar në çdo gjeneratë, ndërsa sot vendosi standardet në këtë lartësi, mos na ktheni prapa këtu, le të garojmë nga kjo lartësi e sipër”, u shpreh Grubi.

Related posts

Grenell: Një gazetar në Tiranë m’i tregoi përgjimet, dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën sepse u manipuluan nga Jack Smith

Gazeta Max

Stoilkoviq mori pjesë në darkën tradicionale të Iftarit të organizuar nga MATTO

Gazeta Max

Kush është lideri Suprem i Iranit dhe si e mban pushtetin prej 30 vitesh

Gazeta Max