GazetaMax
Lajme

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Grubi tha se për ndërtimin e Maqedonisë Europiane pret dhe kontributin e VMRO-DPMNE-së opozitare, pasi sipas tij edhe aty ka një frymë pro-europiane dhe atmofera paraqitet pozitive.

“Pres qëndrimin tuaj. Pres që edhe VMRO-DPMNE të jap kontribut në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut. Besoj që “erërat” e reja që fryejnë në VMRO janë konstruktive dhe do të japin kontribut dhe do ta përmbyllim bashkarisht tregimin e një Maqedonie Europiane, ashtu siç u bëmë dhe anëtarë të NATO-s, pikërisht me votat e juaja. Ndaj, jam i lumtur me atmosferën pozitive që ekziston në VMRO sepse tanimë nuk ka vend për ofendime, shpifje, frikësime e gjëra të tilla, sidomos në foltore të kuvendit”, deklaroi Grubi.

Related posts

Vazhdon debati për gjendjen në energjetikë, Qeveria miratoi mjete të reja

Gazeta Max

Nesër mbrëma Borell mbledh në darkë liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor

Gazeta Max

Kryetari i komunës së Jegunocit ju ndal ujin shqiptarëve në mesnatë

Gazeta Max