GazetaMax
Ballina

Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në Forumin “100 ditë Qeveri”.

Para të pranishmëve, Grubi tregoi të arriturat e përcaktuara në Programin e Qeverisë në 100 ditët e para në aspektin e prioriteteve të fokusuara në sigurimin dhe vazhdimësinë e krijimit të kushteve për një jetë më të mirë dhe një të ardhme europiane për qytetarët tanë.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin e z. Grubi drejtuar të pranishmëve në kuadër të Forumit 100 ditë Qeveri:

I nderuar kryetar i Qeverisë, të nderuar ministra, ambasadorë, shoqëri civile, gazetarë, të nderuar qytetarë.

Për mua, kryefjala e 100 ditëshit të parë të kësaj qeverie është stabiliteti në kohëra shumë të vështira për vendin tonë, për rajonin, për kontinentin por edhe për gjithë botën. Qytetarët e duan një qeveri e cila është stabile, ka partneritet të theksuar me NATO-n, me BE-në, me SHBA-të dhe ka bindje të plota euro-amerikane. Një qeveri e cila udhëheq me një koalicion progresiv dhe i përgjigjet nevojave të qytetarëve e jo një koalicion qeverisës e udhëhequr nga një parti e cila konsideron që agresioni rus ndaj Ukrainës është legjitim dhe është i drejtë.

Jo një koalicion dhe një Qeveri që konsideron që territoret e okupuara të Ukrainës duhet të shpallen të pavarura dhe ti përkasin Rusisë pas okupacionit. Jo një Qeveri e cila dëshiron që Maqedonia e Veriut të largohet nga NATO-ja, të largohet nga Bashkimi Europian, t’i prishë marrëdhëniet me Kosovën duke çnjohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës, ti prishë marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë, ti prishë marrëdhëniet me fqiun tonë Greqinë duke prishur marrëveshjen e Prespës, ti prishë marrëdhëniet tona me Republikën e Bullgarisë duke shfuqizuar marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe t’i prishë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve, maqedonasve, romëve, turqve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve dhe të gjithë qytetarëve në vendin tonë duke shfuqizuar Marrëveshjen paqësore të Ohrit.

Kjo ishte pra sfida e kësaj Qeverie dhe e këtij koalicioni qeverisës e cila në fakt u pengua dhe u bë një përpjekje në qoftë se ju kujtohet jo më larg se para 110 ditëve për të krijuar këtë shumicë të re pro-ruse në Qeverinë tonë e cila do ti cenonte të gjitha të arriturat e këtij vendi dhe prandaj them që kryefjala e kësaj Qeverie, e kryministrit Kovaçevski, e LSDM-së, e BDI-së, Alternativës, Liberalëve dhe partive tjera që janë pjesë e këtij koalicioni është stabiliteti. Qytetarët duan stabilitet dhe duan parashikueshmëri. Nuk duan avantura dhe nuk duan paparashikueshmëri. Vendi jonë të dashur mysafirë e ka Qeverinë e duhur, në kohën e duhur edhe një Qeveri të cilën e duan vetë qytetarët. Euro-Amerikane, me bindje të plotë Euro-Atlantike, në mentalitet, në vepra, në bindje dhe në vlera, 100% pa asnjë hamendje të vetme.

Bashkë kjo Qeveri përveç stabilitetit politik dhe rrugëtimit tonë të sigurt Euro-Amerikan e siguroi edhe menaxhimin e drejtë me krizën shëndetësore, me krizën energjetike, me krizën çmimore, me krizën e sigurisë dhe luftarake. Kjo është Qeveria e cila i duhet qytetarëve në kohë të paparashikueshmërisë e jo një Qeveri siç thashë avanturiere dhe duke i bërë të gjitha këto bashkërisht arritëm ta mirëmbajmë paqen sociale dhe të krijojmë stabilitet shoqëror në vendin tonë. Por që të jem më konkret e gjithë koha ime ekskluzivisht në këtë 100 ditësh dhe në Qeverinë e kaluar ishte për ti zgjidhur të gjitha çështjet të cilat kishin mbetur për dekada të tëra. Po në këtë 100 ditësh bashkë me ministrin e Transportit, me drejtorin e rrugëve jemi fokusuar absolutisht në projekte infrastrukturore. Korridori 8-të do të bëhet dhe do të realizohet. Përfunduam me shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e konsulentit dhe këshilltarit financiar për realizimin e Korridorit 8-të me kompaninë e mirënjohur amerikano-turke Bechtel-Enka të cilën ju që të gjithë e njihni dhe tashmë jemi disa ditë para përzgjedhjes së konsulentit dhe menjëherë pas përzgjedhjes së konsulentit brenda 21 ditëve duhet të përfundojnë negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ti ndërtuar autostradat e fundit në vendin tonë, nga Shkupi deri në Qafë Thanë dhe nga Prilepi deri në Manastir. Besoj dhe kam bindjen e plotë që në qoftë se këto dy proçese të cilat duhet të përfundojnë për 1 muaj – 1 muaj e gjysmë do të përfundojnë me sukses. Gurthemelin e autostradës do ta vendojmë në mes të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik dhe kjo është arritja më e madhe sepse po e realizojmë projektin infrastrukturor më të madh në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht përveçse Korridorit 8-të, bashkë edhe me ministrin e Financave, me drejtorinë e rrugëve, me ministrinë e Transportit po punojmë fuqishëm në përfundimin e rrugës autostradë Shkup dhe Bllacë dhe para 3 javësh në Qeveri e kaluam informacionin me përcaktimin e trasesë së rrugës dhe vlerës sipas projektantëve me ç’rast besoj muajin e ardhshëm do të realizohet kredia nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Ndërtim dhe do të bëjmë shpalljen e tenderimit për 10 kilometërshin e dytë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila duhet të përfundon si procedurë në vjeshtën që e kemi para nesh. Njëkohësisht e njëjta procedurë do të vlenë edhe për rrugën prej në Kërçovë deri në Bukoçan që të lidhet me Korridorin 8-të. Kjo është prioritet jo vetëm i imi, është prioritet i gjithë Qeverisë dhe kam bindjen absolute që në përfundim të këtij mandati ne do të shofim rrugën qartë të vizuar nga Bllaca deri në Qafë Thanë edhe nga Prilepi deri në Manastir duke rrumbullakësuar të gjitha projektet e autostradave në këtë vend dhe në këtë mënyrë ta ndihmojmë ekonominë duke realizuar afërsisht pak më pak se 2 miliardë euro në periudhë prej 3 deri 4 vitesh në vendin tonë dhe kjo do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për të gjitha kompanitë e vendit dhe për ekonominë e vendit. Kam bindjen e plotë se nuk do të ketë kompani vendore e cila do të mbetet pa punë në të gjitha këto projekte të cilat po i hapim. Vitin e ardhshëm sapo ti rrumbullakësojmë dhe ti nënshkruajmë këto autostrada prioritetin e kemi te hekurudha prej në Kërçovë deri në fshatin Lin të Shqipërisë në Pogradec dhe me drejtorin Lokvenec jemi duke punuar në rifreskimin e projektit të cilin e kemi gati dhe është i financuar nga BE dhe tashmë me ministrinë e Financave kemi dërguar kërkesa për financim të kësaj hekurudhe. Qëllimi është rindërtim i plotë i Korridorit 8-të energjetik, hekurudhor, autostradë në gjithë tërësinë e vet nga Bullgaria deri në Shqipëri.

Do të doja edhe disa porosi politike sepse ne jemi Qeveri politike dhe jo teknike në lidhje me ca çështje aktuale të cilat i ngrit opozita dhe ndoshta edhe ju keni dilema nga gazetarët dhe qytetarët. BDI si pjesëmarrës në këtë koalicion konsideron që zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në Prill të vitit 2024 bashkë me zgjedhjet Presidenciale. BDI si pjesë e këtij koalicioni e përkrah fuqishëm shumicën parlamentare, koalicionin qeverisës dhe jemi këtu për ti realizuar këto projekte. Qytetarëve nuk ju duhet paparashikueshmëri, qytetarëve nuk ju duhen avantura të zgjedhjeve sepse ato ju duhen vetëm agjendave destabilizuese të rajonit të cilat i bën dikush tjetër siç fola edhe në fillim, por ju duhet një Qeveri e përgjegjshme sociale e cila dëgjon qytetarin dhe i realizon këto projekte.

 

Video material:

https://youtu.be/ueDjgT49U_4

https://fb.watch/cHt300mVHz/

Related posts

Këngëtari David Dreshaj vishet dhe uroi kështu për Festën e Flamurit

Gazetamax.mk

Filantropi Lazim Destani dhe kompania Ecolog shpërndajnë mijëra kupona me vlerë për familjet në nevojë

Gazetamax.mk

Jepet premiera e “Gjergj Kastriot Skëndërbeu, Kryezot i Arbërit”, bashkëpunim Kosovë-Shqipëri

Gazetamax.mk