GazetaMax
Ballina

Grubi: Me përulësi kujtojmë sakrificën e familjes së komandatit legjendar Adem Jashari

Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një status përkujtimor ka shprehur respekt dhe mirënjohje ndaj sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.

Grubi ndër të tjera shkruan se Liria ka emër, ndaj duhet përkujtuar gjithmonë më përulësi ata që sakrifikuan gjithçka për atdhedashuri.

Statusi i plotë:

Historia nuk njeh shembull të dytë të sakrificës së një familje të tërë për komb si ajo e familjes Jashari për shqiptari.

Përulësia e secilit nga ne ndaj kësaj sakrifice, për të cilën po shkruhen libra e do të flet historia, duhet të na përkujtojë çdo ditë të lume që LIRIA KA EMËR!

Lavdi krenarisë kombëtare, familjes Jashari, lavdi dëshmorëve të kombit.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid0GfdWoRBhmFSbTTxTM7H1kM1Qa5oGTWyYXqbx2Snhy2mNMMLMS8sKfh49eVymE2E9l

Related posts

Destani takohet me deputetin shqiptar të Hamburgut, pranon edhe një mirënjohje

Gazeta Max

Fjolla Morina po bëhet gati me gjetë burrë, me këtë pamje nuk do ta ketë vështirë për ta ‘zë’ atë!

Gazeta Max

Nuk do t’iu besoni syve, kështu dukej Meda e Lulja në kohën e rinisë

Gazeta Max