GazetaMax
Lajme

Grubi për Analiza 24: Qeveria dëshmoi se tregon kujdes ndaj qytetarëve

I ftuar në emisionin Analiza 24 në Televionin 24, Zëvendëskryeministri i parë Artan grubi ka folur për masat e fundit që Qeveria i ka ndërmarë për të mbrojtur xhepin e qytetarëve duke ngrirë çmimet e më pas edhe dule ulur marzhën si dhe TVSH-në për produktet bazë.

“Nga sot nuk ka TVSH për produktet bazë ushqimore si miell, oriz, vaj dhe qumësht dhe produkte tjera dhe shpresoj se do të ndikojë në xhepin e qytetarëve. Pasiqë tregtarët filluan të keqpërdorin këtë gjë duhej të intervenohet nga ana e Qeverisë për produktet bazë dhe të ulet marzha dhe ne u kujdesëm për qytetarët. U bëmë shembull për rajonin pasiqë kam parë se si vendet e rajonit kanë debatuar për ne se si duhet të kujdesemi për qytetarët. Republika e Maqedonisë së Veriut përmes ekipit ekonomik të formuar mendoj se janë shembull për gjithë vendet në Ballkan”, ka theksuar Grubi.

Duke folur më tej mbi tema të ndryshme, Grubi ka theksuar se Qeveria është përballur me situata të ndryshme dhe ka dëshmuar se është kujdesur ndaj qytetarëve.

“Flitet shpesh për pagat e funksionarëve të cilët nuk janë ngritur dhe janë më të ulta nga drejtor të ndërmarjeve të ndryshme. Kemi rritur pagën minimale sepse ka punëtor që punojnë me pagë minimale dhe pensionet i kemi rritur. Kjo Qeveri dëshmoi se mund të përballet me situata të ndryshme, tregojmë kujdes ndaj qytetarëve. Një ministër tek ne merr pagën më të ulët se kolegët e tyre në rajon”, ka theksuar Grubi.

Related posts

Militantët e al Shabab sulmojnë plazhin, të paktën 32 viktima

Gazetamax.mk

Qeveria drafton ligjin për veteranët e UÇK-së, nuk rriten pensionet

Gazetamax.mk

Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra

Gazetamax.mk