GazetaMax
Lajme

Grubi pret në takim ambasadorin Qehaja

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi dhe ambasadori Qehaja diskutuan rreth zhvillimeve politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës, me theks të veçantë mbi frontin europian në vendin tonë, ndryshimet kushtetuese të cilat janë konsideruar si të domosdoshme për rrugën europiane si dhe dialogun Kosovë – Serbi, por edhe lidhjen midis dy vendeve tona me autostradë dhe One stop shop.

Normalizimi i marrëdhënieve dhe finalizimi i marrëveshjes finale me njohje të ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Qehajës, duke u konsideruar si domosdoshmëri për të përshpejtuar rrugën euro-atlantike dhe siguri e prosperitet më të madh në Ballkanin Perendimor.

Projektet infrastrukturore gjithashtu ishin pjesë e bisedës në këtë takim përfshirë këtu autostradën Shkup – Bllacë, Korridorin 8 dhe 10D që tashmë veç kanë nisur negociatat, autostrada Shkup – Bllacë, si projekte të rëndësishme për lidhjen e të dy vendeve dhe gjithë Ballkanit Perendimor përfshirë këtu edhe “One stop shop” që duhet të fillojë të implementohet sa më pare, ku pritet të largohen kufijtë dhe të lehtësohet lëvizja e qytetarëve dhe mallrave.

Grubi dhe Qehaja diskutuan edhe për organizimin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë, si një ngjarjeve me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës.

Related posts

Katsarska: Në Dhjetor i kalon mandati një gjykatësi, do të jemi në krizë kushtetuese

Gazetamax.mk

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Gazetamax.mk

De Santis kryeson në anketat përpara Trampit si kandidat i mundshëm presidencial i republikanëve

Gazetamax.mk