GazetaMax
Lajme

Grubi takon konzorciumin Bechtel-Enka: Ndërtimi i Korridorit 8 nis këtë pranverë

Shkup, 13 Janar – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në takim përfaqësuesin e Konzorciomit Bechtel – Enka, konzorcium me të cilin është nënshkruar memorandum për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Grubi paralajmëron që së shpejti do të fillojnë bisedimet të cilat nuk pritet të zgjasin shumë dhe për një periudhë të shkurtër sipas Grubit pritet të nisin punimet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

“Me përfundimin e shpejtë të procedurës për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit, ditëve në vijim fillojnë negociatat e drejtpërdrejta me Bechtel Enkën që pritet të perfundojnë shpejt dhe më pas të fillojë ndërtimi i autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Kërcovë, Strugë – Shqipëri dhe Prilep – Manastir”, ka shkruar Grubi.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/723311942491660

Related posts

VMRO u ftua të merrte pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, por refuzoi

Gazeta Max

Ali Ahmeti: 20 vjet jam mësuar me pakënaqësi të tilla ne BDI, por kemi dalë çdo herë edhe më të fortë

Gazeta Max

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

Gazeta Max