GazetaMax
Lajme

Halil Snopçe i del kundër Krenar LLogës: ASH duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sonte ka deklaruar se pas dështimit për të votuar Ligjin për amnisti atëherë kjo parti duhet të shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri. Me këtë deklaratë, Snopçe kundërshton ministrin Krenar LLoga, i cili gjatë ditës ishte i prerë në vendimin se ASH-ja, edhe pas dështimit për të miratuar Ligjin për amnisti, atë nuk do të largohen nga Qeveria. “Kjo është një precedent, një risi dhe ne në organet partiake do të shqyrtojmë aktivitetin tonë të mëtutjeshëm. Ne jemi partner qeverisës dhe kur prishet partneriteti nuk duhet pyetje t’i shtrohet vetëm Aleancës për Shqiptarët si do të jetë veprimi i Aleancës për Shqiptarët pse nuk parashtrojmë pyetjen hipotetike a do të hiqet LSDM-ja prej qeverie? Kjo është hipotezë, do të shohim kush do të hiqet prej qeverie, pra mos ia vëmë peshën vetëm Aleancës për Shqiptarët. Në këtë këndvështrim z.Lloga është shprehur në mënyrë indirekte qëndrimin dhe luftën e Aleancës për Shqiptarët brenda për brenda qeverisë por nëse duhet të hiqet dikush, nuk d.m.th me çdo kusht të hiqet Aleanca, pse mos të hiqet dhe LSDM-ja nëse prishet partneriteti, në lojë vijnë të gjitha mundësitë”, theksoi Halil Snopçe, deputet i ASH-së në intervistë për Alsat.

Related posts

Humanisiti Halil Kastrati nuk ndalet, nis edhe 8 shtëpi të reja

Gazetamax.mk

Nataliteti në vend është në rritje

Gazetamax.mk

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Sarajit

Gazetamax.mk