GazetaMax
Kuriozitete

Hamilton: E madhe nga Mercedes t’i mposhte të dy Ferrarit në Hungari

Lewis Hamilton e sheh si sukses të madh për skuadrën e Mercedes rezultatin e arritur në garën e Hungarisë.
Skuadra e Mercedes mori podium të dyfishtë në Hungari, me Lewis Hamilton që përfundoi në pozitën e dytë dhe George Russell në pozitën e tretë. Të dy pilotët regjistruan rezultate më të mira sesa dyshja e Ferrari, Charles Leclerc e Carlos Sainz.
Për Hamilton, kjo është një arritje e madhe për skuadrën e Mercedes në F1.
“Është ndjenjë e mirë për ne, pasur parasysh vitin që kemi pasur dhe dukshëm të shohësh progresin që kemi nisur ta bëjmë”, ka thënë Hamilton.
“Të përfundonim të dy para Ferrari-ve ishte e madhe për ne, dhe kjo ndodh tashmë në dy gara radhazi që unë dhe George ndajmë podiumin, gjë që është fantastike për skuadrën”, shtoi shtatë herë kampioni botëror.
Mercedes pati telashe të bënte një bolid të përshtatshëm me rregullat e reja të aerodinamikës për sezonin 2022. Ata janë prapa Red Bull dhe Ferrari në klasifikim dhe nuk kanë marrë asnjë fitore këtë sezon.

Related posts

Bayern Munchen gjen zëvendësuesin e Gnabry

Gazeta Max

Vdes në moshën 76-vjeçare ish-pronari i Liverpoolit, David Moores

Gazeta Max

Barcelona ka gati alternativën për Marcos Alonso – sytë edhe kah Angelino

Gazeta Max