GazetaMax
Adrenaline

Hamilton: Të arrijë diçka që s’e ka bërë askush më parë

Formula 1 ka hyrë në javën më të rëndësishme, atë të fillimit të sezonit të ri. një nga protagonistët pritet të jetë Luis Hamilton, që pas zhgënjimit të vitit të kaluar, këtë sezon synon të rikthehet kampion bote. Ai synon një hakmarrje ndaj të gjithëve dhe të shpallet për të 8-n herë kampion.

“Objektivi im dihet, titulli kampion bote. Unë nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja, por do të bëj gjithçka për t’ia dalë mbanë. Shpresoj të arrij të bëj diçka që nuk e ka arritur kurrë më parë”, tha Hamilton, që ndan kreun e titujve kampionë bote bashkë me Mihael Shumaherin.

“Testet ishin të vështira, pasi nuk bëmë shumë xhiro. Edhe në garën e parë do të mësojmë shumë nga makina e re. Madje kjo gjë do të jetë për 3-4 garat e para”, tha piloti britanik, që u shkëput nga rrjetet sociale prë disa muaj, duke lënë të mendosh se do të tërhiqet nga sporti.

“Kisha nevojë për një pushim të tillë, pasi kisha nevojë të përqendrohesha. Tani jam rikthyer për të dueluar sërish, për të fituar sërish, ashtu sikurse kam bërë gjithë jetën time. Leksioni më i rëndësishëm ka qenë ai që të mos heq dorë kurrë dhe të besoj te vetja”, u shpreh Hamilton.

Related posts

Shpjegimi brilant i Benzemas për goditjen e penalltisë me ‘Panenka’ dëshmon se ai është njeriu më i ‘ftohtë’ në botën e futboll

Gazetamax.mk

Raheem Sterling për formën e Anglisë: Nuk është koha për panik

Gazetamax.mk

Barça i bie pishman, nuk e largon Dembelen

Gazetamax.mk