GazetaMax
Lajme

Hamza: Me 25 milionë euro bursa në vit, hapim shumë dyer të mundësive për studentët

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një studente të drejtësisë, me të cilën ka biseduar për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Hamza ka theksuar se me 25 milionë euro që do t’i ndajë si bursa në çdo vit, do të hapen shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

Ai ka thënë se së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë.

“Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Burimi: botasot.info

Related posts

Fluksi i emigrimit do të vazhdojë…

Gazeta Max

Opozita bojkoton Kuvendin, ‘fajëson’ PS-në për disfatën në zgjedhjet e 14 majit

Gazeta Max

Në Shkup sanksionohen 183 shoferë, 58 për vozitje të shpejtë

Gazeta Max