GazetaMax
Lajme

Hapen korridoret humanitare në qytetet e rrethuara nga forcat ruse në Ukrainë

Një sërë korridoresh humanitare në Ukrainë, përfshirë ato në qytetet e rrethuara Mariupol dhe Zaporizhzhia, janë hapur sot, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Ajo shtoi se shpreson që Rusia do të mbajë premtimin për armëpushim. Madje Vereshchuk theksoi se Ukraina planifikon të evakuojë banorët nga disa qyteza dhe fshatra në rajonet e Kievit dhe Sumy, si dhe në disa ku po zhvillohen luftime të ashpra.

“Mendoj se dita do të shkojë mirë, të gjitha korridoret e planifikuara do të hapen dhe Rusia do të përmbush obligimet për të garantuar një armëpushim”, tha ajo në një video të publikuar, ku iu drejtua kombit ukrainas.

Përpjekjet për të siguruar kalim të sigurtë për banorët e Mariupolit vazhdimisht kanë dështuar gjatë kësaj jave, pasi ushtria ruse nuk ka respektuar armëpushimin.

Related posts

Gashi e Kasami urojnë Taravarin për zgjedhjen si kryetar i ri i ASH-së

Gazeta Max

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

Gazeta Max

Tuntev: Fluturimi me aeroplan po bëhet gjithnjë e më i sigurt

Gazeta Max