GazetaMax
Lajme

Hapet Konsullata e nderit të Republikës së Kazakistanit në Kumanovë

Në një atmosferë solemne e në prezencën e mysafirëve të shumtë, në Kumanovë solemnisht është hapur Konsullata e nderit e Republikës së Kazakistanit në RMV. Për rrolin dhe rëndësinë e Kësaj përfaqësie konsullare folën ambasadori i i Kazakistanit në RMV Satybaldy Burshakov si dhe Konsulli i nderit Ejup Abdullahi.

“Këtë vit Kazakistani dhe Maqedonia e Veriut po shënojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ky aspekt historik i rëndësishëm u inaugurua me ceremoninë zyrtare të hapjes së Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, në fillim të korrikut. Gjatë dekadave, vendet tona kanë vendosur dialog politik në nivel të lartë, kontakte dinamike midis qeverive dhe parlamenteve, si dhe ndërveprim kulturor dhe humanitar”, theksoi Ambasadori i Kazakistanit në RMV, Satybaldy Burshakov.

“Me themelimin e kësaj konsullate hapim një paltformë të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e biznesit, arsimit, cultures dhe më gjerë. Ky institucion nuk do të shërbejë vetëm për përforcimin e mardhënieve diplomatike por edhe për nxitjen e shkëmbimit të ideve, investimeve dhe miqësive të reja. Në plain personal marrja e detyrës si konzull nderi i Kazakistanit është një përgjegjësi të cilën e pranoj me përulësi të thellë dhe me krenari të madhe, për mua kjo nuk është thjeshtë një titull, është një mission, një mission për të promovuar respektin e ndërsjellë për të lidhur njerëzit dhe ti krijuar mundësi që do ti sjellin dobi të përbashkëta për të dy vendet tona”, theksoi, Abdullahi.

Gjatë fjalimeve u potencua mundësia e krijimit të urave të bashkpunimit të bizneseve por edhe hapja e mundësive të reja per veprimtati të ndryshme ekonomike në të dyja vendet mike.

Related posts

Marina Fara në arrest shtëpie

Gazeta Max

Ahmeti: Nuk ka kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit

Gazeta Max

Në Ohër takimi Ali Ahmeti – Albin Kurti orë e madhe e historisë kombëtare

Gazeta Max