GazetaMax
Lajme

Haqim Ramadani kandidat i VLEN-it për komunën e Bërvenicës

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka zyrtarizuar emrin e Haqim Ramadanit si kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Burime brenda koalicionit bëjnë të ditur për agjencinë INA se vendimi për kandidaturën e Ramadanit është marrë pas një takimi të rëndësishëm mes liderëve të partive përbërëse të VLEN-it, ku është bërë ndarja përfundimtare e kandidatëve në komunat kryesore shqiptare.

Haqim Ramadani, një emër i njohur në skenën politike lokale, pritet të sjellë një frymë të re në menaxhimin e komunës së Bërvenicës, me synim rritjen e transparencës, zhvillimit rural dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale. Ai vjen me mbështetje të gjerë nga strukturat lokale dhe qytetarët, duke u parë si një alternativë e fuqishme për drejtimin e komunës.

Koalicioni VLEN pritet që së shpejti të nisë fushatën zyrtare me prezantimin e platformës dhe prioriteteve për çdo komunë, përfshirë edhe Bërvenicën, ku Ramadani do të garojë me moton e ndryshimit dhe shërbimit qytetar.

Related posts

VLEN: Bujar Osmani dyshohet se kreu tender të dyshimtë në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së

Gazeta Max

Elisa Spiropali reagon pas ngjarjes në Kumanovë: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport as në shoqëri – Shqipëria mbetet promotore e bashkëjetesës ndëretnike

Gazeta Max

Fakulteti Ekonomik i UT organizoi debat shkencor me temën “Sfidat ekonomike në periudhën post pandemike”

Gazeta Max