GazetaMax
Lajme

Haqim Ramadani në epërsi në Bërvenicë, pritet balotazh me kandidatin e VMRO-së

Komuna e Bërvenicës pritet të jetë një nga garat më interesante në zgjedhjet lokale të ardhshme, ku sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Hulumtim dhe Komunikim, kandidati i koalicionit shqiptar qeverisës VLEN, Haqim Ramadani, aktualisht drejtor në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale, shënon epërsi ndaj kandidatit eventual të Frontit Evropian me rezultat 56% ndaj 44%.

Megjithatë, anketa nuk ka përfshirë partitë maqedonase, një faktor i rëndësishëm që pritet të ndikojë në rezultatin final. Sipas analizave, në rrethin e dytë zgjedhor pritet që gara të zhvillohet ndërmjet Haqim Ramadanit dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë ishin tejet të ngushta, ku kandidati i VMRO-së fitoi për vetëm 30 vota diferencë. Kjo bën që edhe këtë herë beteja të jetë e paparashikueshme dhe shumë e ngushtë.

Ndërkohë, këtë vit pritet një mobilizim i madh i diasporës shqiptare në mbështetje të kandidatit të VLEN-it, që shihet si faktor vendimtar për rezultatin përfundimtar në këtë komunë të ndjeshme politikisht.

Related posts

Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë europiane

Gazeta Max

Mungesa e shtypit ditor – 5 vjet qëkur Kosova mbeti pa gazeta

Gazeta Max

Delvina në situatë të jashtëzakonshme nga zjarri, spitali heq bombolat e oksigjenit për shmangien e shpërthimeve! Flakët rrethojnë qytetin, nisin evakuimet

Gazeta Max