GazetaMax
Lajme

Haraçina nuk harron, Daut Beqiri takon vëllain e dëshmorit Remzi Xhaferi

Kandidati për kryetar komune në Haraçinë, Daut Beqiri, ka realizuar një takim të veçantë me Imer Tanushën, vëllain e dëshmorit të parë të kësaj komune, Remzi Xhaferit.

Në këtë takim simbolik, Beqiri shprehu respektin dhe mirënjohjen e thellë për familjet e dëshmorëve, duke theksuar se sakrifica e tyre është themel i lirisë dhe identitetit të Haraçinës.

“Takimi me Imer Tanushën nuk ishte vetëm një nder personal, por një kujtesë e gjallë për nevojën që të mos harrojmë kurrë ata që dhanë gjithçka për vendin tonë,” u shpreh Beqiri.

Ai shtoi gjithashtu se angazhimi i tij si kandidat për komunën e Haraçinës mbështetet fuqimisht në vlerat e luftës për liri, dinjitet dhe zhvillim të barabartë për të gjithë qytetarët.

Related posts

Rhein Blick Krefeld – Një projekt prestigjioz në brigjet e lumit Rhein

Gazeta Max

Hill përkrah Ballkanin e Hapur

Gazeta Max

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’

Gazeta Max