GazetaMax
Lajme

Haradinaj përkujton Albrightin: Kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe të pavarur

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtur miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright në trevjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se vepra e Albright ishte titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur.

Postimi i Haradinajt:

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur.

Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA.

Related posts

Rakiq paralajmëron se do kërkojë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet

Gazeta Max

SPaA organizon diskutim të hapur për Ligji për arsimin e lartë

Gazeta Max

Ratkoceri: Bujar Osmani në çdo takim, formal e joformal, e ka çështjen e Kosovës

Gazeta Max