GazetaMax
Lajme

Haradinaj: S’besoj në Qeveri Kurti 3

Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka ngritur dyshime për marrëveshje të fshehta politike lidhur me votimin për formimin e qeverisë së re.

Ai tha se nuk pret që të ketë “Qeveri Kurti 3”, duke paralajmëruar se votimi mund të zhvillohet në mënyrë të fshehtë.

“Nuk lidhte votë për Dimal Bashën, nuk pres që do të ketë Qeveri Kurti 3 nëse ka arritur ndonjë pazar gjatë natës. Kam informacion se do të jetë votim i fshehtë,” tha Daut Haradinaj para fillimit të seancës.