GazetaMax
Lajme

Hartimi i Planit të Ri kombëtar për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025

Shkup, 28 shtator – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme e miratoi informacionin për fillimin e hartimit të “Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025”.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, si pikë nacionale e kontaktit dhe si qendër e resurseve për menaxhimin me kualitet, është institucion i cili i koordinon proceset dhe aktivitetet e kësaj sfere në nivel nacional.
Siç kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Adrministratës, me vendosjen e procesit të qëndrueshëm të menaxhimit me kualitetet në sektroin publik, vendi i bashkohet trendeve evropiane mbi vendosjen e kualitetit në punën e administratës publike dhe modernizimin e shërbimeve publike.

“Prezantimi dhe arritja e standardeve të përkryerjes do të sigurojnë implementim më të suksesshëm të të gjitha iniciativave aktuale të reformave, veçanërisht në procesin e integrimit evropian, me ç’rast nevojitet kapacitet i zhvilluar mirë, menaxhim modern dhe efikas dhe realizim në kohë i qëllimeve të përcaktuara”, qëndron në kumtesë.

MSHIA-ja me mekanizmin ‘IN-COUNTRY SUPPORT’ të Qendrës Rajonale për Menaxhimin me Kualitet të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), në kuartalin e dytë të vitit 2022, filloi me hartimin e “Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023-2025”, i cili është parashikuar të jetë pjesë e “Strategjisë së Re të Reformave të Administratës Publike 2023 – 2030”.

“Ekspertët e angazhuar për hartimin e këtij dokumenti, bashkë me ekipin për menaxhimin me kualitet të Ministrisë, organizuan disa takime konsultuese në të cilat u diskutua përfshirja dhe struktura e Planit Nacional, ndërsa grupi punues i përbërë prej përfaqësuesve të palëve të interesuara relevante, organizuan edhe takim pune në të cilin u listuan kërkesat e institucioneve lidhur me menaxhimin me kualitet. Plani i Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet në Sektorin Publik 2023 – 2025″, sipas planifikimit do të jetë gati në nëntor të vitit 2022 dhe do të dorëzohet për miratim në Qeveri”, thuhet në kumtesë.

Realizimi i suksesshëm i aktiviteteve të “Planit Nacional për Menaxhimin me Kualititet 2018 – 2020”, i cili ishte pjesë e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike 2018 – 2022, pasqyroi se ekzistimi i një dokumenti të tillë është me rëndësi të konsiderueshme në arritjen e qëllimeve të caktuara për punë efikase të institucioneve dhe ofrim të shërbimeve kualitative dedikuar qytetarëve.

Related posts

Rezervat devizore në fund të majit 4,29 miliardë euro

Gazetamax.mk

Në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 1 – “Lëvizja e lirë e mallrave”

Gazetamax.mk

Rekomandohet që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur të qëndrojnë në shtëpi

Gazetamax.mk