Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz shijuan një arratisje romantike në St Barts, ku modelja 53-vjeçare u shfaq me bikini dhe shkëmbeu puthje me muzikantin 36-vjeçar në det.
Çifti, i cili u martua në vitin 2019, po feston shtatëvjetorin e martesës dhe dukej më i afërt se kurrë gjatë pushimeve.
Klum tërhoqi vëmendjen me bikini kafe, ndërsa Kaulitz u shfaq me pantallona të shkurtra noti teksa të dy shijonin detin dhe rrezet e diellit, shkruan DailyMail.
Dalja e tyre vjen disa javë pasi Klum foli hapur për ndryshimet në trupin e saj gjatë menopauzës.
Ajo tregoi se tashmë po e përqafon një figurë më të plotë dhe se bashkëshorti i saj ka qenë ndër personat që e ka inkurajuar të mos shqetësohet për shtimin në peshë.

Modelja tha se me kalimin e moshës ndihet më mirë kur nuk është tepër e dobët dhe pranoi se nuk është më në të njëjtën masë trupore si dikur.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se nuk ka interes të përdorë medikamente për humbje peshe si Ozempic.
Klum ka folur edhe për presionin që ka përjetuar gjatë karrierës së saj si modele, duke kujtuar komentet negative për trupin e saj në fillimet e karrierës.
Ajo gjithashtu mbrojti ish-bashkëshortin e saj, Seal, duke theksuar se komentet për pamjen e tij shpesh anashkalonin faktin se ai jeton me lupus.
