GazetaMax
Adrenaline

Higuain: Te Juventusi më kritikonin për peshën, ndonjëherë fusja barkun brenda kur fotografohesha

Gonzalo Higuain, në një intervistë të zhvilluar së fundi, ka folur për të kaluarën e tij te skuadrat evropiane.
Argjentinasi që aktualisht është i angazhuar tek Inter Miami në Amerikë, ndër të tjera, tregoi për kritikat që merrte te Juventusi në lidhje me peshën trupore.
34-vjeçari zbulon se te “Zonja e Vjetër” ishin më kërkues në lidhje me këtë çështje, e për rrjedhojë e fotografonin për çdo vit, në mënyrë që të shihej nëse ai do të humbiste ndonjë kilogram.
“Te Juventusi ishte vendi ku ishin më kërkuesit për peshën. Ata më fotografonin çdo vit, por mua më pëlqente sepse e dija se si do të përfundonte… Me 30 gola. Ndonjëherë fusja barkun brenda për fotot”, tha ndër të tjera ai.
“El Pipita” gjithashtu zbulon se ishte shumë afër transferimit tek Arsenali gjatë kohës që po luante për Napolin. Siç thotë ai, “topçinjtë” e konsideruan të shtrenjtë dhe vendosën të mos e blejnë.
Mbaj mend që isha gati shkoja te Arsenali kur isha te Napoli, por ata më thanë se kushtoja shumë. Dhe disa ditë më vonë shpenzuan 80 milionë për Ozil”, përfundoi ai. 

Related posts

Arsenali dhe Man City arrijnë marrëveshje për Zinchenkon

Gazetamax.mk

Justin Kluivert pajtohet t’i bashkohet Fulhamit

Gazetamax.mk

Ka vetëm 25 vjet, Kingsley Coman ka fituar titullin e tij të 11-të në karrierë dhe atë radhazi

Gazetamax.mk