GazetaMax
Lajme

Hoxha: Paralelja e Mickoskit, joadekuate

Shkup, 22 Tetor – Lëvizja Besa ka reaguar ndaj qëndrimit të kreut të VMRO-DPMNE-së për heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta.

Sipas zëvendës kryetari të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha paralelja që mundohet të bëj Hristijan Mickoski mes termit “20%” dhe mekanizmit të Badenterit është jo adekuate dhe ka të bëj me dy çështje që janë diametrialisht të kundërta.

Termi “20%”, është term nënçmues për gjuhën e kombit të dytë më të madh në Maqedoninë e Veriut, ndërsa mekanizmi i Badenterit është një mjet politik që mbron bashkësitë etnike nga majorizimi që ka ndodhur në të kaluarën nga politika maqedonase, kundrejt faktorit politik shqiptar”, thekson Hoxha. Sipas tij tentimi për të futur në “pazar” politik në ndryshimet kushtetuese këto dy çështje, nuk është as racionale e as nuk ndihmon në ndërtimin e vazhdueshëm të kohezionit ndër etnik në vend.

Related posts

Kompanitë e kërkojnë Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”, vendi nikoqir potencial i Panairit të Ushqimit

Gazeta Max

Rritja e kontrolleve policore në automjetet me targa bullgare në afërsi të Kumanovës

Gazeta Max

Grubi nesër viziton komunën e Likovës

Gazeta Max