Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit 2026.

Hoxha citoi deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila në fjalën e hapjes vlerësoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”.

Hoxha theksoi se ky vlerësim, i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026, konfirmon ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe duhet të shërbejë njëkohësisht si burim krenarie dhe përgjegjësie për vijimin e reformave.

“Për dekada, anëtarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Ministri Hoxha.

Burimi:botasot.info