GazetaMax
Lajme

Huliganët nga Kumanova nuk u paraqitën në Prokurori

Kumanovë, 18 Nëntor – Deri në këto momente asnjë nga huliganët e dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë nuk është paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike.

Edhe pse kallëzimet penale të policisë kanë mbërritur në organin e akuzës një ditë më parë, për arsye akoma të panjohura të dyshuarit për sulmin ndaj dy të rinjve më 14 nëntor në Kumanovë mbeten të pandjekur penalisht.

Ky veprim lë të kuptohet se ndjekja e tyre penale mund të shkon me procesurë të rregullt dhe pa masa kujdesi si paraburgim për organizatorët, derisa Prokuroria nuk vlerëson dhe vendos ndryshe.

Ndërkohe nuk dihet akoma nëse edhe ndaj policit praktikant të përfshirë në dhunë janë ndërmarrë masa suspendimi nga ana e MPB-së.

Related posts

Kostadinov në Tiranë, diskutojnë për rrezikun dhe mundësitë e Ballkanit

Gazeta Max

Safije Sadiki Shaini: Mandati im si deputete përfundoi, mbështetja juaj ka qenë forca ime kryesore

Gazeta Max

Stefkovski sjell 16 projekte të reja për Gazi Babën – Investime të mëdha në infrastrukturë, arsim dhe kushte më të mira për qytetarët

Gazeta Max