Sipas burimeve brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari aktual i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, nuk do të rikandidohet për një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Vendimi, sipas të njëjtave burime, është marrë pas një analize të rezultateve të dobëta në qeverisjen komunale gjatë mandatit të tij, si dhe pas një sërë skandalesh që kanë shkaktuar reagime të shumta nga opinioni publik.
Në BDI thuhet se partia është duke shqyrtuar emra të rinj për kandidaturën, me synimin për të rikthyer besimin e qytetarëve të Bogovinës.
Sipas burimeve brenda degës së BDI në Bogovinë por edhe tek selia qendrore në Tetovë, tashmë në lojë kanë hyrë dhe emra të rinj për të cilët edhe po bëhen tashmë anketa.
Kështu, pasiqë Emshiu është vlerësuar dobët në anketa, garës i kanë hyrë dhe Albert Tahiri i cili është i punësuar si drejtues i EVN për Tetovë dhe Gostivar, Argjend Osmani ish i punësuar në MPB, Blerim Idrizi ish drejtor i BDI dhe djali i tashmë të ndjerit ish kryetar i komunës Hazbi Idrizi si dhe Arsim Asani, anëtar i degës së BDI në Bogovinë.