GazetaMax
Showbizz

I dhanë fund martesës me sherr dhe dhunë, Elia Zaharia zbulon arsyen se pse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës

Një ndër ndarjet më të bujshme ishte padyshim ai i Elia Zaharias dhe Princ Lekës! Sherri dhe divorci i tyre kapi faqet e para të portaleve dhe gazetave, kjo për shkak të përplasjeve të dhunshme që patën ish-çifti Mbretëror.

Por, pasi çdo gjë po shkon në “shtratin” vet, ku Elia po vazhdon jetën e saj si aktore dhe shkrimtare, ndërkohë që Princ Leka ka rigjetur dashurinë krah fotografes Blerta Celibashi, një pyetje qarkullon gjerësisht nëpër rrjet.

Mbiemri “Zogu” në rrjetin social të Elias! Dhe për këtë ka reaguar se fundmi vetë aktorja e cila ka zbuluar edhe arsyen përse në rrjetet sociale mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo shpjegoi se prej 2 vitesh është duke tentuar që të heqë mbiemrin e Princ Lekës, por theksoi se nuk ka ndodhur për shkak të një problemi teknik. Madje sipas aktores ka kontaktuar edhe me kompani IT-je të njohura, por deri tani pa rezultat!

“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim.

Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe ti shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.

Për ata që mund të ngrejnë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës. Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur”, u shpreh aktorja.

Related posts

“Zemra ime” thotë Flow në projektin e fundit (Video)

Gazeta Max

Këngëtarja Becky Hill me performancë të këndshme në Jingle Bell Ball të Capital

Gazeta Max

Bieber, Jenner dhe Hadid tregojnë se si të dukeni elegante për një dalje në mbrëmje

Gazeta Max