GazetaMax
Lajme

Ibrahimi: Takim frymëzues me degën e Alternativës – Çair

Në takimin me degën e Alternativës – Çair, lideri i partisë Zeqirija Ibrahimi njoftoi se kanë diskutuar situatën politike në vend, planet për të ardhmen dhe zgjedhjet lokale në vjeshtë.

Njoftimi i Ibrahimit:

Pasditen e sotme pata mundësinë të takohem me kryesinë e degës së Çairit të Alternativës, ku ndamë mendime rreth situatës aktuale politike, sfidave me të cilat përballemi dhe planeve për të ardhmen. Në kuadër të koalicionit VLEN, qeverisja e Alternativës, së bashku me funksionaret tanë, po demonstrojnë një disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, duke menaxhuar institucionet dhe duke siguruar shërbime cilësore për qytetarët.

Mesazhi kryesor ishte se ndryshimi është kryefjala e zgjedhjeve lokale, përmes koalicionit VLEN. Të bashkuar, të motivuar dhe të përkushtuar, punojmë me përkushtim për realizimin e të gjitha projekteve shqiptare.

Related posts

Shënohet Dita evropiane e luftës kundër trafikimit me njerëz

Gazeta Max

Bilall Kasami nuk ndalet, asfalton dhe rrugën “Murat Baftjari”

Gazeta Max

BDI dhe LSDM nuk përkrahin koalicionin e gjerë, Kovaçevski: Nuk ka nevojë

Gazeta Max