GazetaMax
Lajme

Ilir Meta, “luftë” në dy gjykata për të fituar lirinë. Cila pritet të jetë lëvizja e radhës sipas avokatëve

Ilir Meta, ish-Presidenti i Republikës, i izoluar në paraburgim prej tetorit të vitit të shkuar, pritet të bëjë lëvizjet e radhës gjatë kësaj jave në kërkim të lirisë.

Avokatët e tij mbrojtës të tij bënë me dije për A2 se gjatë kësaj jave ish-Presidenti do të kërkojë rrëzimin e masës “arrest në burg” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Apelin e Posaçëm.

Në Kushtetuese, Meta pritet të depozitojë ankim, mes të cilit do të pretendojë antikushtetutshmëri të vendimeve të dhëna nga të tre shkallët e gjykimit për lënien e tij në paraburgim, teksa hetohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Ndërsa në Apelin e Posaçëm, Meta do të “godasë” vendimin e 26 qershorit të Gjykatës së Posaçme, që refuzoi kërkesën e ish-Presidentit për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë.

Sipas mbrojtësve, Shkalla e Parë nuk ka arsyetuar në vendim ekzistencën e kushteve ligjore për mosndryshimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë. Nga ana e saj, në vendimin e arsyetuar, Gjykata e Posaçme, nënvizonte se gjetjet e hetimeve të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm kundër ish-presidentit Meta.

Burime pranë SPAK bënë me dije se procesi hetimor ndaj Ilir Metës, pjesë e të cilit janë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë është drejt përfundimit.

Related posts

Karvan për informim për përfitimet nga vaksinat në 24 vendbanime të ndryshme

Gazeta Max

Kasami mirëpret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson

Gazeta Max

Qeveria u dërgoi ftesa partive politike parlamentare për takim të liderëve

Gazeta Max