GazetaMax
Lajme

Ilir Rushani, bartës i listës së AKI-së në Kërçovë, takim me Ali Ahmetin dhe Fatmir Deharin

Bartësi i listës së koalicionit AKI në Kërçovë për zgjedhjet lokale, Ilir Rushani, ka shpërndarë një postim ku tregon për takimin e tij me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetarin aktual të Kërçovës, Fatmir Dehari.

“Një kafe, një bisedë e hapur dhe një kujtim në foto. Në ballë të përgjegjësive, me vendosmëri e vizion për të ardhmen. Bashkë mundemi, sepse bashkë jemi më të fortë,” – ka shkruar Rushani në postimin e tij.

Ky takim shihet si pjesë e angazhimeve të përbashkëta politike për të forcuar bashkëpunimin në Kërçovë dhe për të ofruar rezultate konkrete për qytetarët në kuadër të zgjedhjeve lokale.

#BashkëMundemi #PërKërçovën #PërTëArdhmen #MePunëJoMeFjalë

Related posts

Ganiu në konferencën e sportit prezanton sukseset në fushën e sportit që burojnë nga Çairi

Gazeta Max

МPB lanson fushatën “Festo me zemër e jo me armë”

Gazeta Max

Nesër protestohet para “Higjienës Komunale”, Mazneva i ka larguar nga puna 112 punëtorë

Gazeta Max