Indeksi i lirisë së mediave/ Maqedonia e Veriut në vendin e 57 të

Shkup, 3 maj – Maqedonia e Veriut është në vendin e 57-të në listën e 180 vendeve sipas Indeksit të lirisë së mediave të Reporterë pa kufij për vitin 2022, që është kërcim prej 33 pozicioneve në krahasim me vitin e kaluar kur ishte renditur në vendin e 90-të.

Në Raportin për shtetin bëhet e ditur se edhe pse gazetarët nuk punojnë në atmosferë armiqësore, dezinformatat e shpërndara dhe mungesa e profesionalizimit për rënien e besimit të shoqërisë në media, që i ekspozon mediat e pavarura në kërcënime dhe sulme.

“Edhe pse televizioni është burimi dominues i informacionit, mediat onllajn luajnë rol të rëndësishëm. Megjithatë, duhet bërë një dallim midis redaksive profesionale në internet që punësojnë gazetarë profesionistë dhe publikojnë përmbajtje origjinale dhe portaleve individuale që publikojnë plagjiaturë dhe bëjnë copy-paste të përmbajtjeve të tilla. Ekziston gjithashtu një hendek i madh midis përdorimit dhe besimit: stacionet televizive më të ndjekura kanë indeks të ulët të besimit” qëndron në Raportin për peizazhin mediatik.

Për sa i përket kontekstit politik, thuhet se “mjedisi i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit dhe lejon raportim kritik, megjithëse transparenca e institucioneve është mjaft e dobët. Për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të jetë nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve”.

“Dy partitë më të mëdha (në pushtet dhe në opozitë) kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Transmetuesit publik i mungon pavarësia redaktuese dhe financiare”, thuhet në Raport.

Për sa i përket kornizës ligjore, thuhet se përderisa Kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe ndalon censurën, vendi mbetet prapa në përafrimin e legjislacionit të medias me standardet e Bashkimit Evropian, të cilit synon t’i bashkohet.

“Keqpërdorimi gjyqësor me Ligjin për Përgjegjësinë Civile për Shpifje nxit autocensurën në media. Paditë përdoren si një mjet për të frikësuar dhe presion mbi mediat e pavarura. Korniza etike përbëhet nga Kodi i sjelljes së mediave vet-rregulatore që të dyja nxisin praktika të mirë gazetareske, edhe pse zbatimi është i dobët”, qëndron në Raport.

Për kontekstin ekonomik thuhet se “ndonëse disa lloje të përqendrimit mediatik janë të ndaluara me ligj, redaksia e disa prej kanaleve televizive kryesore është e ekspozuar ndaj presioneve ekonomike nga pronarët e tyre. Financimi publik është i kufizuar dhe jo transparent, dhe media e pavarur mbështetet shumë te donatorët. Grantet e huaja të bazuara në projekte kontribuojnë vetëm në mbijetesë, por jo në zhvillimin e mëtejshëm. Ka një ndikim midis agjencive të marketingut dhe mediave të caktuara.”

Sa i përket konceptit socio-kulturor bëhet e situr se edhe pse nuk ekzistojnë kufizime të qarta në mjedisin social dhe kulturor të cilat ndikojnë në gazetarinë e lirë rrjetet sociale dhe sfera digjitale të cilat ndikojnë në gazetarinë e lirë, rrjetet sociale dhe sferën digjitale në përgjithësi e favorizojnë përhapjen e dezinfomatave dhe kërcënimeve kibernetike.

“Në kombinim me standardet e ulëta profesionale, ato kontribuojnë për rënien e besimit të publikut në media dhe e hapin rrugën për sulme ndaj gazetarëve në bazë të kritereve gjinore, etnike ose fetare”, qëndron në Raport.

Sa i përket sigurisë thuhet se edhe pse viti 2021 ishte relativisht i qetë, gazetarët janë shpesh mjet i sulmeve verbale.

“Me pretekstin e mbrojtjes së sekreteve shtetërore dhe të të dhënave personale, ata mund të ekspozohen ndaj presionit ligjor dhe ndjekjes fyese. Megjithatë, gjykatat priren të mbështesin lirinë e shtypit dhe të mbrojnë gazetarët. Po përgatiten amendamente për mbrojtje më të mirë të gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij për Maqedoninë e Veriut në lidhje me Indeksin e Lirisë së Medias.

Të fundit në përqindje