GazetaMax
Lajme

Industria e mishit nuk ka ndërmend të ulë çmimet, kërkojnë së pari të ulen çmimet e lëndëve të para

Shkup, 11 janar – Industria e mishit tani për tani nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria lidhur me kërkesën për t’u pezulluar taksat importuese për lëndët e para, gjë që do të mundësonte uljen e çmimeve të produkteve finale.

Siç tha sot drejtori i “Pekabeskos”, Sllobodan Kutrevski, për këtë çështje është biseduar, por përgjigja e autoriteteve është se për momentin nuk ka mundësi t’u dilet në ndihmë.

Megjithatë ai shprehu falënderim për mbështetjen e Qeverisë lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike, duke potencuar se me këtë masë u ka ndihmuar shumë.

“Le të ulen çmimet e lëndëve të para, do të ulim edhe çmimet e produkteve. Ne kërkojmë heqjen e taksave importuese për mishin e ngrirë dhe shteti duhet ta miratojë. Nëse mund, besoj se do ta miratojë sepse gjeti forcën të na miratojë energjinë elektrike. Me siguri do të gjejë edhe për këtë. Çfarë të bëjmë kur nuk kemi lëndë të parë vendase. Prej 30 vitesh e gjysmë stimulojmë lëndët e para vendore, që kur jemi të pavarur, por sërish na mungojnë lëndët e para. Jemi në bisedime. Thonë, “në këtë moment nuk kemi mundësi. Nuk mundemi edhe para për energji elektrike të japim edhe para për atë edhe para për anë”. Do me thënë, e kërkuam këtë, por tani për tani do të presim”, potencoi Kutrevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kompaninë e tij sot e vizituan kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Sipas tij, “Pekabesko” vitin e kaluar e përfundoi me sukses ndërsa pret edhe përfitim.

Në „Pekabesko” punojnë 440 punonjës, paga mesatare është 36.000 denarë, ndërsa prodhimtaria vjetore arrin 9.000 tonë. Përveç në tregun vendor, prodhimet e “Pekabeskos” mund të gjenden edhe në Serbi, BeH, Kosovë dhe Mal të Ti, si edhe në vendet e BE-së.

Related posts

Shkolla ende e pa përfunduar në Jabollçisht të Poshtëm

Gazetamax.mk

Regjistri i pedofilëve, jashtë funksionimit

Gazetamax.mk

Situata me zjarret në vend sërish alarmante

Gazetamax.mk