GazetaMax
Lajme

Inspektorati komunal i Tetovës mbyll auto-larjen që pengonte lëvizjen e qytetarëve

Tetovë, 13 dhjetor – Komuna e Tetovës sot ka mbyllur lavazhin që gjendet pranë shkollës fillore “Migjeni”. Arsyeja për mbylljen e saj është se uzurponte trotuarin me veturat por edhe pengonte lëvizjen e lirë të qytetarëve, informon Zhurnal.

Mbyllja e këtij lavazhi siç njofton kryetari i komunës Bilall Kasami, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve që jetojnë në afërsi si dhe prindërve të nxënësve të shkollës afër saj.

“Asnjë uzurpim nuk do të tolerohet! Qyteti është i të gjithëve! Hapësirat publike janë për të gjithë!”, është decid Kasami./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/pfbid0XdFxBtcUnXQgXzNufxdGNB2jBGryXqHswHjtQ5GY1DfV7hpBYGDSfDDyuu1GJM9Tl

Related posts

Cili do të jetë fati i Talat Xhaferit? Sot VMRO-DPMNE dorëzon interpelancë për të

Gazeta Max

Mexhiti për Pëllumb Velën: Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush

Gazeta Max

“Të lutem eja në Moskë”, Putin fton Zelenskyn në bisedime – premton se do të jetë i sigurt

Gazeta Max