GazetaMax
Lajme

Institucionet në gjum të thellë, po shfaroset mali Sharr

Tetovë, 23 Shtator – Pasuria e vetme dhe më e madhja e rajonit TONE, Mali Sharr vijon të dëmtohen sektori për punë të brendshme në Tetovë vetëm javëve të fundit ka raportuar mbi 3 raste të prerjes masive ilegale të drunjëve në këtë territor dhe jo vetëm pasi të njëjtin fat e ka edhe mali i thatë. Policia e Tetovës e vetme vijon të punoj në kapjen dhe sanksionimin e vjedhësve të drunjëve edhe pse një gjë të tillë duhet ta bëj policia pyjore e cila në gjumë dhe korrupsion të skajshëm vijon të mbetet si institucion i vetëm jo transparent dhe jo përgjegjës në këtë drejtim.

Sektori për punë të brendshme në Tetovë deklaron se në të shumtën e rasteve vjedhësit e drunjëve janë kapur nga uniformat blu dhe më vonë janë informuar policia pyjore të cilëve u është dorëzuar materiali i konfiskuar ndërsa informatat tona flasin se deri më tani 0 janë rastet kur policia pyjore me vetiniciativë ka punuar për gjetjen, kapjen dhe sanksionimin e prerësve ilegal të drunjëve

Për këtë çështje pyetëm edhe ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor të cilin e informuam për gjendjen faktike me malin Sharr dhe se ambienti jetësor po dëmtohet në maksimum për shkak të gjumit të thellë të policisë pyjore, Ministri Naser Nuredini deklaroi se edhe ky problem do të zgjidhet shpejtë kur edhe do të filloi funksionimi normal i ndërmarrjes publike Mali Sharr e cila do të ketë edhe të punësuar adekuat që do të kujdesen për mbrojtjen e pyjeve

E normal që pyetjes sonë nuk mund ti ikte as edhe ministri i Bujqësisë në kuadër të së cilës funksionon edhe policia pyjore, Nikollovski duke mos pasur një përgjigje konkrete ai nuk foli për problemin në fjalë por na dha informacione se sa palë këpuce dhe tesha ka sjellë për policët dhe gjendjen e brendshme të tyre për të cilën është dashur që të gjej zgjidhje që moti

E meqë edhe Nikollovski nuk dha përgjigje konkrete se policinë pyjore e ka zën gjumi e dëshmojnë edhe ambientalistët të cilët deklarojnë se çdo ditë informohen nga qytetarët se si po vijon dëmtimi i malit sharr nga qytetarët e papërgjegjshëm ndërsa apelojnë që ky institucion përfundimisht të filloj të punoj.

Kujtojmë që kriza energjetike ka rritur edhe çmimin e drurit i cili në disa vende ka shkuar edhe në 80 euro për metër kub ndërsa qytetarët të detyruar pas shtrenjtimit të energjisë elektrike po i kthehen mjeteve tradicionale për ngrohje në sezonin  e dimrit

Related posts

Stokomak kërkon falje dhe heqë nga shitja narezakun me mish derri (foto)

Gazetamax.mk

Ministri Haliti u takua me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Gazetamax.mk

Shkollat e mesme hapin dyert për semimaturantët

Gazetamax.mk