GazetaMax
SPORT

Man City eliminohet nga FA Cup

Man City, nuk ka arritur të shkojë në finale të FA Cup.
Liverpooli e ka eliminuar Manchester Cityn në gjysmëfinalen e FA Cup.
“Reds” kanë shënuar fitore me rezultat 2:3 në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley” të Londrës.
Ibrahima Konate shënoi golin e parë në minutën e nëntë të ndeshjes. Tetë minuta më vonë, një gabim i tmerrshëm i porterit Steffen kulmoi me gol, ku shënoi Sadio Mane.
E Mane shënoi edhe golin e tretë në minutën e 45-të të ndeshjes. Me të nisur pjesa e dytë Manchester City ngushtoi epërsinë përmes Grealish.
Krejt në fund të ndeshjes Bernardo Silva shënoi për rezultatin final 3:2.

Related posts

E fundit: James Rodriguez transferohet në Olympiacos

e-max

Këto katër skuadra në garë për Romagnolin

e-max

Publikohet lista e Francës për Kupën e Botës

e-max