GazetaMax
Lajme

Ish deputeti i BDI Musa Ibraimi i bashkangjitet VLEN-it, mbështet kandidatin Muhamed Elmazi për Saraj

Në një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike të komunës së Sarajit, ish-deputeti i BDI-së, Musa Ibraimi, ka ndarë një foto të kandidatit të koalicionit opozitar VLEN, Muhamed Elmazi, duke dhënë një sinjal të qartë politik: mbështetje të hapur për kandidatin rival të BDI-së.

Fotoja, e cila është postuar në rrjetet sociale nga vetë Ibraimi, përmban një citat të fortë nga Elmazi:
“Nuk jam këtu për t’u dukur. Jam këtu sepse më është besuar një mision i madh.”

Screenshot

Kjo lëvizje befasuese nga Musa Ibraimi, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e strukturave të larta të BDI-së, mund të interpretohet si një largim i heshtur nga partia që përfaqësonte dhe një pozicionim i ri në krah të opozitës shqiptare. Mbështetja e tij për kandidatin e VLEN-it për kryetar të komunës së Sarajit është një zhvillim me peshë, sidomos në një zonë ku BDI ka pasur ndikim të qëndrueshëm politik.

Muhamed Elmazi, kandidati i ri i VLEN-it, po shihet gjithnjë e më shumë si një figurë që po bashkon rreth vetes jo vetëm strukturat opozitare, por edhe ish-eksponentë të BDI-së që kanë humbur besimin te partia e tyre.

Kalimi i mundshëm i Musa Ibraimit është një tregues i qartë i lëvizjeve të brendshme në politikën lokale dhe një sinjal i pakënaqësisë që mund të rritet brenda BDI-së në vigjilje të zgjedhjeve lokale.

Në ditët në vijim pritet të shihet nëse Musa Ibraimi do ta zyrtarizojë mbështetjen e tij për VLEN-in dhe nëse kjo lëvizje do të ndikojë në rreshtimin e figurave tjera kraj Vlenit.

Related posts

Çfarë ndodhi mbrëmë në hyrje të Shkupit? Informacione të detajuara nga ndjekja si në filma nga Policia

Gazeta Max

Arkitektët dhe opinionin ekspert do ta udhëheqin revitalizimin e Shkupit!

Gazeta Max

Krenar Lloga punëson mikun në kabinetin e Mexhitit, gruan në klinikë?!

Gazeta Max