GazetaMax
Lajme

Ish-ushtar i UÇK dhe kryetar i degës së BDI në Petrovec, Naser Haliti i bashkohet Izet Mexhitit

Naser Haliti, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe prej vitit 2023 kryetar i Degës së BDI-së në Komunën e Petrovecit, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet brenda BDI-së.

“Unë, Naser Haliti, pas 23 vitesh angazhim të pandërprerë në këtë parti politike, jap dorëheqje të paevokueshme nga pozita e kryetarit të degës dhe largohem nga strukturat e saj”, ka shkruar ai.

Haliti ka sqaruar se vendimi i tij vjen për shkak të, siç thotë ai, “mos përfilljes dhe mungesës së reformimit të partisë, ku të njëjtit persona vazhdojnë të mbajnë funksione të ndryshme dhe tani janë duke i përgatitur edhe fëmijët e tyre për të vazhduar rrugën e njëjtë”.

Ai theksoi se nga tash e tutje angazhimin politik do ta vazhdojë në Lëvizjen Demokratike – VLEN, duke besuar në parimet dhe vizionin e kësaj lëvizjeje.

“Prej tash angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Lëvizjen Demokratike, VLEN si anëtar i saj, duke besuar fuqimisht në parimet dhe vizionin që kjo lëvizje përfaqëson”, shkruan Haliti.

Related posts

MPJ me Notë verbale ndaj Sofjes, pas deklaratave të Eurodeputetit, Xhambaski

Gazeta Max

Kanceri i prostatës, sëmundja më e shpeshtë tek burrat, mund të mjekohet me sukses me zbulim të hershëm

Gazeta Max

Më 9 Maj takohen Pendarovski, Kovaçevski dhe Osmani, diskutohet për 14 kandidatët për ambasador

Gazeta Max