GazetaMax
Ballina

ISHP: Për 63.8% rriten infektimet e reja me Covid-19

Shkup, 29 Qershor – Instituti për Shëndet Publik në raportin javor për periudhën nga 20 deri më 26 Qershor, njofton se për 63.8% janë rritur infektimet e reja me COVID-19 në krahasim me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe, sic njofton KlanM, janë shënuar 580 raste të reja kurse javën e kaluar ishin shënuar 354.

Nga 20 deri 26 Qershor, sipas ISHP-së, janë regjistruar 120 riinfektime me një rritje prej 76.5% në krahasim me javën paraprake kur ishin shënuar 68 riinfektime-percjell KlanM. Lajmi I mirë është se në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi I epidemisë, janë shënuar 9.322 viktima si pasojë e COVID-19.

Në Laboratorin për virusologji pranë ISHP-së, më 24 Qershor janë kryer PCR teste për detektimin e varianteve të SARS CoV-2. Nga 31 mostrat, sic njofton KlanM, janë shënuar tre raste pozitive me nënvariantin BA.2 – Stealth të Omicron-it.

Për momentin janë të hospitalizuar 10 persona me COVID-19, prej tyre 3 janë me oksigjeno-terapi.

ISHP-ja njofton se me një dozë vaksine janë imunizuar 874.942 qytetarë, me dy doza – 855.977, kurse dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 kanë marrë 159.950 qytetarë.

Related posts

Ali Ahmeti kujton Mujdin Aliun: Hero i Kosovës dhe i kombit shqiptar

Gazeta Max

Edi Furra në zi, hmb personin më të shtrenjtë në jetë

Gazeta Max

Argjend Lloga rikthehet me hitin “Lule Katalea”, vjen me një stij unik

Gazeta Max